Ndalohen dy serbë në Leposaviq, tentuan të kalonin ilegalisht kufirin

Publikuar më:

Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar në Berberishtë të Leposaviqit, pasi që ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin.

Sipas policisë, një automjet me targa të huaja është ndaluar afër vijës kufitare mbrëmë rreth orës 20:00.

Në po të njëjtin automjet gjendeshin të dyshuarit.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është cilësuar si “Kalim ilegal i kufirit”.

JU REKOMANDOJMË