Mëngjesi nis me një aksident të rënde trafiku tek “Përroi i Keq” në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Publikuar më:

Shkaktimi i aksidenteve të komunikacionit po vazhdon në rrugët e Kosovës

Jepi zë, po raporton vazhdimisht për shumë aksidente të shkaktuara nëpër rrugët e vendit, të cilat disa po kanë edhe pasoja.


Para pak çastesh ka ndodhur edhe një aksident tjetër, në segmetin rrugor Mitrovicë-Pejë, më saktësisht tek vendi i njohur si “Përroi i Keq”
Një raportues ka dërguar fotografi nga ky aksident, ku shihen automjetet e ndeshura mes veti.


Sipas dëshmitarëve, fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa në vendin e ngjrajes ka dalur edhe Policia e Kosovës, e cila po merret me shkaqet e aksidentit./ Jepi zë

JU REKOMANDOJMË