Skandaloze: Dëmtohet lapidari i një dëshmori, reagojnë ashpër organizatat e dala nga lufta

Publikuar më:

OVL UÇK, SHFD UÇK dhe SHIL UÇK degët në Istog kanë reaguar ashpër ndaj dëmtimit të lapidarit të dëshmorit të kombit Arif Hysenaj.

Në reagimin e tyre thuhet se ky veprim nuk është thjesht dëmtim i një objekti memorial, por sipas tyre, është sulm ndaj kujtesës sonë kombëtare,

“Ky veprim nuk është thjesht dëmtim i një objekti memorial. Ky është sulm ndaj kujtesës sonë kombëtare, ndaj sakrificës së dëshmorëve dhe ndaj vlerave mbi të cilat është ndërtuar liria jonë. Lapidarët e dëshmorëve janë vende nderimi, respekti dhe kujtese, prandaj çdo prekje ndaj tyre është fyerje e rëndë për familjet e dëshmorëve, për bashkëluftëtarët dhe për të gjithë qytetarët e Istogut”, thuhet në reagim.
Ata gjithashtu kërkuan nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe institucionet komunale që ky rast të trajtohet me urgjencë, të identifikohen përgjegjësit dhe të ndërmerren të gjitha masat ligjore ndaj tyre.

“Heshtja ose zvarritja ndaj një akti të tillë do të ishte e papranueshme. Ne nuk do të lejojmë që kujtimi i dëshmorëve të nëpërkëmbet. Sakrifica e dëshmorit Arif Hysenaj dhe e të gjithë dëshmorëve të kombit është e shenjtë dhe do të mbrohet me dinjitet institucional, qytetar dhe moral”, thuhet në reagimin e tyre.

JU REKOMANDOJMË