Shoferi me 02-sh gjobitet me 300 euro, tejkaloi shpejtësinë më shumë se dyfishi i lejuar

Publikuar më:

Njësia e Trafikut Rrugor në Mitrovicën e Jugut gjatë kontrollit të trafikut në rrugën Skenderaj-Drenas, në segmentin e rrugës në fshatin Polac, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar kundërvajtësin i cili po lëvizte me shpejtësi prej 137 km/h, në zonën  ku kufizimi i shpejtësisë është 60 km/h.

Sipas njoftimi të policisë, ndaj shkelësit të rregullave të trafikut është shqiptuar gjobë prej 300 euro, si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre muajsh, në territorin e Kosovës.

“Polica e Kosovës u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e trafikut, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve”.

JU REKOMANDOJMË