Skandal dhe dramë në QKUK: Ndërrohen foshnjet e posalindura

Publikuar më:

 

 

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku një foshnjë ka lindur pa shenja jete.

Gjatë asaj kohe raportohet se po trajtoheshin dy raste të rënda në sallën e lindjes në Gjinekologji, shkruan Jepi zë.

Njëra nga foshnjet lindi pa shenja jete, dhe tjetra erdhi në jetë pas pak minutash.

Infermierja e Neonatologjisë e morri foshnjen e gjallë dhe duke e dërguar në kujdesin neonatal e ngatërron foshnjen, duke i thënë babait të foshnjes së vdekur se kjo është foshnja juaj dhe ka lindur mirë.

Mirëpo, pas pak minutash, personi e kuptoi nga mjeku se foshnja e tij kishte lindur pa shenja jete.

JU REKOMANDOJMË