Skandal: Arrestohet polici kosovar, blinte dhe shiste drogë

Zëri qytetar

Punëtorët e Ujësjellësit “Mitrovica” në hall me pagat e tyre, menaxhmenti i ri po...

Në këtë kohë kur çmimet në vendin tonë po vazhdojnë të rriten, punëtorët e Ujësjellësit "Mitrovica", jo që nuk...

E dhimbshme: Varfëria e madhe në Mitrovicë, bën që fëmiu të shtrihet nga uria...

Një 14-vjeçar ka mbetur pa ndjenja para pak minutash në Mitrovicë. Nga fotografitë e dërguara nga një lexues në "Jepi...

Bankat torturojnë pensionistët: Që prej 4 ditësh mungojnë paratë në bankomate

Me datën 15 të muajit dalin paratë e pensioneve, rrjedhimisht shkaktohet radhe e gjatë tek bankomatet.   Mirëpo, kësaj here jo...

Skandaloze: Pas prerjes, sot po nxirren me rrënjë drunjtë shumëvjeçar për t’u liruar parkingjet

Drunjtë shumëvjeçarë në qendër të Mitrovicës ishin shkurtuar ditë më parë, por vetëm prerja e tyre nuk kishte mjaftuar. Si...

Vazhdon tmerri nëpër markete: Një domate(pa mish) po kushton 0,52 cent

Çmimet në produktet bazë po vazhdojnë të rriten nëpër marketet e Kosovës. Pavarësisht raportimeve, shteti nuk po merr masa kësaj...

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje në orët e mbrëmjes në Gjilan një punonjës të policisë (staf civil) dhe një qytetar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

IPK-ja ka njoftuar se hetimi për këtë rast kishte filluar ditë më herët pas pranimit të disa informacioneve përmes rrugëve operative – hetimore me dyshimin së në këtë rast ishte i përfshirë edhe një punonjës i policisë respektivisht një zyrtar i stafit civil i punësuar në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

“Hetuesit e IPK-së në këtë rast kanë aplikuar metoda dhe teknika të hetimit në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe gjatë kontrollit te të dyshuarit janë gjetur 0.6 gram substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë dhe një sasi e konsiderueshme e pakove të cigareve me të cilat dyshohet se është bërë pagesa e substancës së dyshuar narkotike”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se pas këtyre veprimeve hetimore të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, thuhet në njoftim.

Të fundit

Mitrovicasi që sulmoi të riun afër palestrës “Minatori”, dërgohet në ndalim policor

Një ngatërresë në mes të dy personave përfundoi me konflikt fizik, mbrëmë, pak para mesnatës, në shëtitoren e Mitrovicës, afër palestrës sportive. Sinjali raportoi mbrëmë...

Lajme të tjera