Shtrenjtohen biletat e autobusit: Nga nesër 2 euro për linjën Mitrovicë–Prishtinë

Publikuar më:

Çmimet e biletave të autobusëve në disa linja do të rriten nga nesër, sipas një njoftimi të publikuar nga transportuesit, shkruan “Jepi zë”.

Sipas listës së re të çmimeve, udhëtarët që udhëtojnë në linjën Mitrovicë – Prishtinë do të paguajnë 2 euro për një drejtim.

Në njoftim janë përfshirë edhe ndryshime të tjera në disa linja rajonale. Mes tyre:

Mitrovicë – Vushtrri: 0.70 €
Vushtrri – Prishtinë: 1.50 €
Shupkovc – Prishtinë: 2 €
Kqiq i Vogël – Prishtinë: 2 €
Kqiq / Smrekonicë / Dobërllukë – Prishtinë: 1.50 €

Po ashtu janë publikuar edhe çmimet për disa fshatra drejt Vushtrrisë, ku bileta kushton 1 euro, ndërsa për nxënësit 0.70 euro.

Në fund të dokumentit është vendosur edhe nënshkrimi i përfaqësuesit të transportuesit, ndërsa njoftimi pritet të hyjë në fuqi nga dita e nesërme.

JU REKOMANDOJMË