Shpërthim në veri, zhurma dëgjohet edhe në jug – qytetarë pyesin “çfarë po ndodh?”

Publikuar më:

Një shpërthim i fortë është dëgjuar sonte në orën 00:53 në veri të Mitrovicë.

Sipas dëshmitarëve, shpërthimi ishte mjaft i fortë, shkruan “Jepi zë”.

Ende nuk dihet saktësisht çfarë ka shpërthyer, që shkaktoi zhurmë që u dëgjua edhe në jug të Mitrovicës.

Qytetarët e shqetësuar i janë drejtuar “Jepi zë” me pyetje se “çfarë po ndodhë në veri”.

Kujtojmë që shpërthime janë dëgjuar shpesh në Mitrovicë të Veriut që nga acarimi i situatës.

JU REKOMANDOJMË