Shpërthim i fortë në Vushtrri, dëmtohen dy shtëpi dhe tri vetura – dyshohet për granatë

Zëri qytetar

E turpshme: E-kisoka në Kçiq dëmtohet nga keqbërësit, shkaktohet dëm në vlerë të 3...

Drejtori i Administratës, Gëzim Stavileci ka njoftuar se E-kioska e vendosur në fshatin Kçiq të Mitrovicës është jashtë funksionit. Sipas...

E rrezikshme: Pusetat në Mitrovicë janë të hapura, dikush po i vjedh për t’i...

Banorët e lagjes Bair në Mitrovicë janë ankuar për gjendjen e rrugëve ku pusetat kanë mbetur të hapura. Një lexues...

40 familjet skamnore që u vendosen në Frashër që dy muaj pa rrymë, kërkojnë...

40 familje nga Mitrovica u bënë me shtëpi në fund të muajit gusht të këtij viti. Kjo u arrit falë...

Skandaloze: U renovua para rreth 1 muaji, por çahet sërish rruga në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Për mbi një vit, rruga magjistrale në hyrje të Prishtinës nga Mitrovica kishte devijim, pas një rrëshqitje të madhe...

Ankohet punëtori i Trepçës: Sot më shërbyen narezak që i kishte dalë afati para...

Minatorët e Trepçës shërbehen në një kuzhinë të brendshme, për të cilën në përgjithësi janë të kënaqur me cilësi. Mirëpo...

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën ‘Mic Sokoli’ në Vushtrri.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se dyshohet që bëhet fjalë për shpërthimin e një granate dore.

 

Si pasojë e kësaj, janë shkaktuar dëme materiale, pasi janë thyer xhamat e dy shtëpive dhe janë dëmtuar tri vetura që ndodheshin të parkuara në atë rrugë, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Rastin në Polici e ka denoncuar një qytetar, shtëpia e të cilit e ka pësuar nga shpërthimi dhe më pas njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar dhe nuk dihet se si ndodhi shpërthimi, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që çojnë në identifikimin e të dyshuarve.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

 

 

Të fundit

Europoli dhe sistemi – ETIAS Europoli

Shkruan: Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë Termet kriminalitet, krim, kriminel kanë për të mbetur njësoj për aq sa ka jetë në tokë. Por, metoda...

Lajme të tjera