Shpërndan fletushka si të sulmohet Policia, arrestohen 2 serbë – po intervistohen në Stacion

Publikuar më:

Policia e Kosovës sot gjatë orëve të pasdites, ka kryer bastisje në katër lokacione të ndryshme në Mitrovicën e veriut.

Pas këtyre bastisjeve, dy personale janë ndaluar nga policia, ndërsa i dyshuar tjetër është në kërkim.

Lajmin për Arbresh e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“Sot gjatë orëve të pasditës në Mitrovica Veri i kemi bastis 4 lokacione në lidhje me rastin e thirrjes për rezistencë dhe i kemi ndalu dy persona, ndërsa jemi në kërkim edhe të një personi të tretë.

Pas intervistimit të tyre do të vendoset për veprimet e tjera. Të dyshimtët e ndaluar G.K. (1978) dhe D.S.(1971)”.

JU REKOMANDOJMË