Shefi i NATO-s vjen nesër në Kosovë, pritet nga Albin Kurti e Vjosa Osmani

Publikuar më:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vijë nesër në Kosovë ku do ta vizitojë KFOR-in. Gjatë vizitës së tij, Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best, shkruan “Jepi zë”.

Ndër të tjera, Sekretari i aleancës veri-atlantike do t’i takojë edhe trupat e KFOR-it që janë Kosovë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të ketë takime bilaterale edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq.

Duhet theksuar se kjo është vizita e parë në Kosovë e Stoltenberg, që nga ardhja në pushtet e kryeministrit Albin Kurti. Deri tash nuk dihet agjenda e saktë e takimeve.

Ndërkohë, ka qenë ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, e cila ka takuar Stoltenbergun ditë më parë, me të cilin publikoi edhe fotografi. Nga ky takim doli edhe një skandal, ku Gërvalla kishte ngatërruar flamurin e NATO-s me atë të OKB-së.

Gërvalla kishte edhe një problem me flamuj. Gjatë takimit të saj me Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe me Zëvendës Ndihmës Sekretartin e Shtetit të SHBA’ve, Mattheë Palmer, Schëarz nuk e vendosi fare flamurin amerikan, por vetëm atë të Kosovës dhe atë të Bashkimit Evropian, shkruan “Jepi zë”.

JU REKOMANDOJMË