Një person ka pësuar lëndime trupore pasi ka rënë aksidentalisht nga skelet derisa ishte duke punuar dje.
Sipas policisë, viktima është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Policia njofton se ka arrestuar pronarin e kompanisë, të cilin e ka liruar më pas me vendim të prokurorit.
“Viktima mashkull kosovar, për deri sa ishte duke punuar, aksidentalisht ka rënë nga skelet dhe është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Është arrestuar pronari i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet më tej në raport.