Rrahman Rama takon qytetarët e Vushtrrisë në një tubim të jashtëzakonshëm

Publikuar më:

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, mori pjesë në një mbrëmje të organizuar nga familja Ahmeti (Mazhiqi) në Vushtrri, ku u bashkua me shumë qytetarë të kësaj komune.

Rama vlerësoi mikpritjen dhe pjesëmarrjen e madhe, duke theksuar se kjo tregon për mbështetjen e fuqishme ndaj platformës së PDK-së.

“Një pjesëmarrje e tillë tregon se me #PDK131 mundemi shumë e shumë #mamirë,” tha Rama, duke inkurajuar qytetarët të angazhohen për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë.

JU REKOMANDOJMË