Rrahman Rama pritet me entuziazëm në fshatin Dubovc

Publikuar më:

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim në fshatin Dubovc, ku është pritur me përkrahje të madhe nga banorët e zonës.

“Sot në fshatin Dubovc mora përkrahje të madhe, që ma rrit energjinë,” deklaroi Rama, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe gatishmërinë për të sjellë ndryshime pozitive.

Ai theksoi se atmosfera dhe entuziazmi për vizionin e PDK-së po ndjehet në çdo fshat të Vushtrrisë, duke reflektuar besimin e qytetarëve në platformën e partisë për një të ardhme më të mirë.

JU REKOMANDOJMË