FOTO: KOSSEV
Disa të rinj shqiptarë dhe serbë janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut pas një përleshjeje që ndodhi të enjten mbrëma në rrugën “Sutjeska”.
Sipas Policisë së Kosovës, nga incidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Policia ka konfirmuar se një grup prej 3-4 personash ka sulmuar disa të rinj shqiptarë, duke shkaktuar lëndime te dy prej tyre. Fillimisht, autoritetet kanë ndaluar katër persona si të dyshuar, por pas verifikimit të kamerave të sigurisë, tre prej tyre janë liruar.
Hetimet po vazhdojnë për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë incident.