Në mungesë të të akuzuarit Abit Imeri, të hënën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë për herë të dytë ka dështuar të nis shqyrtimi fillestar në rastin ku i njëjti po akuzohet për korrupsion.
Imeri, po akuzohet se në vitin 2022, në cilësinë e personit zyrtar – pylltarit në Mitrovicë, ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, duke shkaktuar dëm pyjor të paarsyetuar në vlerë prej 5 mijë e 376 euro e 42 centë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Lidhur me mungesën e të akuzuarit Imeri, gjykatësi i rastit Mentor Hajraj tha se nuk e ka arsyetuar.
Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Imeri, avokati Rexhep Kaçaniku tha se ka kontaktuar përmes telefonit me të akuzuarin Imeri dhe se sipas tij, i njejti e ka njoftuar se është i shtrirë në spital.
Kurse, gjykatësi Mentor Hajraj kërkoi që të sjellet ndonjë dokument mjekësor nga i akuzuari Imeri, do të urdherohet Policia e Kosovës që të njejtin ta shoqërojnë në seancën e ardhshme gjyqësore.
Të ngjajshme
Mungon i akuzuari, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj rojës…
23 Pri, 2024, 14:14
Vodhën këpucë në vlerë 150 euro, dënohen me 9 muaj burgim me…
9 Sht, 2023, 15:43
Mungon prokurori, dështon gjykimi ndaj të akuzuarit për…
6 Sht, 2023, 21:51
Ndryshe të pranishëm në këtë seancë ishin prokurori Sahit Tmava, dhe mbrojtësi i të akuzuarit Imeri, avokati Rexhep Kaçaniku.
Në këto rrethana, seanca e sotme është shtyrë, kurse ajo e radhës për një datë tjetër.
Sipas aktakuzës së ngritur më 16 shkurt 2024, nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Abit Imeri po akuzohet se gjatë vitit 2022 në cilësinë e personit zyrtar, në Drejtori për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Pyjeve – Sektori i Pylltarisë, Komuna e Mitrovicës, në terrenin “Maja e zezë”, në cilësinë e rojës së pyllit, ka keqpërdorë detyrën zyrtare duke mos i përmbushur detyrat e tij, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie pasurore për vete apo personin tjetër, ashtu që nuk ka arritur t’i arsyetojë prerjet ilegale dhe dëmet pyjore.
Sipas aktakuzës, prerja e drunjve në mënyrë ilegale kishte arritur sasinë prej 35.14 m3, duke i shkaktuar Agjencisë Pyjore të Kosovës dëm material në vlerë prej 5 mijë e 376 euro e 42 centë.
Me këto veprime, sipas aktakuzës i akuzuari Kajtazi ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal