Në adresë të Jepi Zë, kanë ardhë disa foto ku dokumentohet ndotja e rrugës nga një kompani ndërtuese.
Sipas qytetarëve, kjo Kompani po bënë bartjen e betonit me kamiona mirpo kjo kompani po futet nëpër “ara” duke marrë lloqin me vete nga ato vende.
Kamionat pasi kryejn zbarzjen e betonit, vazhdojnë rrugën nëpër lagjen e Shipolit duke e lënë baltën nëpër rrugën kryesore të Shipolit.
Kjo baltë që po e bartin këta kamiona sipas qytetarëve ua rrezikon edhe jetën sepse veturave ju krijohen vështirësi gjatë frenimit.
Sipas qytetarëve këta kamiona janë duke punuar për një Qendër Tregtare e cila po ndërton njē objekt tjetër.
Kompania ndërtuese që po bart beton, bazën e ka tek zona industriale dhe është e njohur për banorët e lagjës!