Reja e bën për spital vjehrën e moshuar, e godet me papuçe në sy

Publikuar më:

Çdo ditë në vendin tonë raportohen dhjetëra raste të dhunës në familje, ku viktima janë zakonisht gratë që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga familjarët e tyre.

Por nuk janë të rralla edhe rastet kur nga dhuna pësojnë edhe vjehrrat të cilat kanë probleme me nuse.

Një rast i tillë ka ndodhur mesditën e sotme në një familje në Fushë Kosovë, ku një 27-vjeçare dyshohet se ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar e moshuara, e cila ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje mes vete, reja e saj e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte. Sipas saj, 27-vjeçarja e ka goditur me papuqe, me ç’rast ka marrë lëndime në sy.

Njësitë policore me të marrë informatën janë vënë në lëvizje, ku kanë arrestuar të dyshuarën të cilën e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarës t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe e njëjta të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

JU REKOMANDOJMË