Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” kanë thënë se dritat që po lihen ndezur gjatë natës në objektet e tyre, nuk i faturohen UMIB-it.
Sipas tyre, dritat po mbahen ndezur nga kompania e cila po kryen teste meqë, siç thonë, objekti ende nuk është pranuar teknikisht, shkruan “Jepi zë”.
Zëdhënësi i UMIB ka sqaruar për “Jepi zë” se asnjë shpenzim nuk është barrë për Universitetin.
“Dritat e ndezura në njërin nga objektet e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), gjatë disa netëve të fundit janë duke u mbajtur nga kompania përgjegjëse, e cila është duke e testuar komplet sistemin. Ai objekt ende nuk është pranuar teknikisht dhe nuk është në shfrytëzim, prandaj asnjë shpenzim nuk është barrë e UMIB-it”, thotë Jashari.
Sidoqoftë, UMIB nuk ka treguar se kujt i faturohen ato harxhime, ndonëse objektet e kanë një burim të vetëm të energjisë.
Ndryshe, “Jepi zë” kishte publikuar një video të dërguar nga qytetarët, ku dukeshin dritat e Universitetit të ndezura edhe gjatë natës. “Testet”, siç shihej, po bëheshin me orë të tëra, pasi dritat nuk ndaleshin fare.