Rahman Rama viziton Shoqatën e Invalidëve të UÇK-së në Fushë Kosovë

Publikuar më:

Kandidati i PDK-së, Rahman Rama, ka vizituar sot Shoqatën e Invalidëve të UÇK-së në Fushë Kosovë, ku ka diskutuar për çështje që prekin drejtpërdrejt anëtarët e kësaj shoqate.

Në këtë takim, Rama theksoi lidhjen e tij të vazhdueshme me ish-bashkëluftëtarët dhe premtoi mbështetje për ta në Kuvendin e Kosovës, shkruan Jepi zë.

“I falënderoj përzemërsisht për pritjen dhe mbështetjen,” shkroi Rama në rrjetet sociale, duke ndarë edhe pamje nga takimi.

#PDK131 #RR7

JU REKOMANDOJMË