Punonjësit e Facebookut nuk mund të hyjnë në zyrat e tyre

Publikuar më:

Facebook, Instagram dhe WhatsApp që prej disa orësh janë jashtë funksionit në të gjithë botën.

Ndërkohë stafi i Facebookut  ditën e sotme nuk ka qenë në gjendje që të futet në zyra për të vlerësuar problemin pasi kartat e tyre të sigurisë nuk po funksiononin.

Lajmin e ka bërë me dije, redaktorja e teknologjisë e New York Times, Sira Frenkel në një postim në rrjetin sociale Twitter:

“Unë sapo fola në telefon me dikë që punon në FB, i cili më tha se punonjësit nuk mund të hyjnë në ndërtesë këtë mëngjes (me kohën lokale) për të filluar vlerësimin e situatës pasi kartat e tyre elektronike nuk njihen për qasje.”

Ndërkohë ekspertët e sigurisë një deklaratë që kanë dhënë për Reuters dyshojnë se problemi mund të jetë shkaktuar nga një kombinim i gabimeve që e bënë “komunikimin” me serverët e Facebook të padisponueshëm për përdoruesit.

Kjo mund të jetë rezultat i një gabimi të brendshëm, megjithëse sabotimi nga një faktor i brendshëm është teorikisht i mundur, thonë ata.

Përkundrazi, një hakim i jashtëm konsiderohet më pak i mundshëm.

Aksionet e Facebook, e cila ka gati 2 miliardë përdorues aktivë në ditë, ranë me 5.5 për qind.

Kjo do të thotë se themeluesi i kompanisë Mark Zuckerberg,  i cili zotëron rreth 14 për qind të firmoska humbur 7 miliardë dollarë në pak orë, raporton Bloomberg.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.