Punëtori Amir Mustafa nga Vushtrria përfaqëson Kosovën dhe fiton titullin “Mjeshtër” në Gjermani

Publikuar më:

Oda e Ndërmarrësve Zejtarë ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit me titullin “Mjeshtër”, të organizuar nga Handwerkskammer Koblenz në Gjermani.

Në këtë ceremoni u certifikuan gjithsej 678 kandidatë nga 26 shtete të ndryshme. Kosova u përfaqësua me tre mjeshtër të rinj që arritën këtë sukses profesional:

Znj. Zojë Kafexholli (Malishevë)
Z. Amir Mustafa (Vushtrri)
Znj. Azemine Raka (Deçan)

Ky vlerësim konsiderohet dëshmi e përgatitjes së lartë profesionale të kuadrove nga Kosova, si dhe një tregues i rëndësisë që ka zhvillimi i zejtarisë në forcimin e ekonomisë dhe aftësive profesionale të të rinjve.

JU REKOMANDOJMË