Bedri Hamza për takimin me Albin Kurtin: Nuk pati ofertë, s’tha që kemi mundësi për bashkëqeverisje

Publikuar më:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, thotë se në takimin me të parin e VV-së, Albin Kurti, ky i fundit s’ia paraqiti asnjë ofertë. Kjo, sipas Hamzës ishte arsyeja pse nga takimi s’pati asnjë rezultat.

“Në bisedë e sipër vërehet që nuk ka ofertë serioze për PDK-në. Nëse ty nuk të thotë që ke mundësi me bashkëqeveris. Nuk të jep indikacione. PDK as s’ja jep kërkujt përkrahjen blanko, as nuk ja kërkon. Kurti nuk dha asgjë. Qysh me u marrë vesh? Cila është oferta?”, tha Hamza në Debat Plus.

“PDK në mungesë të ofertës serioze, pamundësisë që me e gjetë në këtë fazë, nuk e di për të ardhmen, e deklaron që do të jetë një parti në opozitë”, tha Hamza.

Më 10 korrik, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, Hamza e Kurti zhvilluan takim pas ftesës që erdhi nga i pari i Vetëvendosjes. Rezultate nuk pati.

“Bazuar në diskutimet që i kemi pasë, qëndrimi jonë është që PDK për këtë mandat është parti në opozitë dhe ne i dëshirojmë sukses zotit Kurti dhe të gjithë atyre që takohen të bisedojnë t’i jepin vendit institucione”, tha Hamza pas takimit.

JU REKOMANDOJMË