Prania e familjes Geci dhe Alban Krasniqit në QNR, thirren forca të shtuara të Policisë

Publikuar më:

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), edhe sot raportohet se ka ndodhur një incident.

Sipas gazetës “Nacionale”, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, njëherësh bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është konfrontuar me Nehat Gecin, vëllain e Gani Gecit.

Gjatë konfrontimit, sipas raportimeve, Geci i është drejtuar Krasniqit me fjalët: “Ju të gjithë jeni rrenca”.

Pas incidentit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është parë edhe Gani Geci.

Sipas burimeve të Klanit, në QNR janë thirrur ekipe shtesë të Policisë së Kosovës, pikërisht për shkak të pranisë së familjes Geci dhe Alban Krasniqit

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.