Policia vazhdon “luftën ndaj krimit”, arreston 2 persona që vodhën pyllin në Vushtrri

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka vazhduar me aksione e arrestime, shkruan “Jepi zë”.

Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Vushtrri thotë se është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Dy urdhëresa e tilla janë realizuar dje me datë 18.01.2022, ku rreth orës 14:30 në Vushtrri janë ndaluar të dyshuarit Q.B., 30 vjeçar dhe E.M., 26 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilëve Gjykata Themelore në Mitrovicë-Dega në Vushtrri, ju kishte lëshuar urdhëresat ED.nr.26/2021 dhe Ed.nr.63/2021, për veprën penale ,,Vjedhje e pyllit”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Kujtojmë se Policia ka kryer shumë arrestime kohën e fundit, për dyshime për vepra penale dhe persona që po kërkoheshin ta vuanin dënimin.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.