Policia në Skënderaj arreston një mërgimtar, ishte në kërkim nga Franca

Publikuar më:

Gjatë ditës së sotme policia në Skenderaj ka arrestuar një person i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar.

Arrestimi i personit të kërkuar L. S., 33 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është realizuar nga ana e zyrtarëve policorë pas verifikimit të bërë në Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës, ku ndaj të njëjtit ka rezultuar që ka urdhër arrest aktiv ndërkombëtar i kërkuar nga shteti i Francës.

Pas procedurave të nevojshme, me urdhër të prokurorit të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

JU REKOMANDOJMË