Policia mirëpret mërgimtarët, por ju dhuron ujë të nxehtë

Zëri qytetar

“A guxon ky në Finlandë kështu?”, qytetari i reagon mërgimtarit që parkoi në rrugë...

Një qytetar mitrovicas është irrituar me një mërgimtar nga Finlanda, i cili kishte bllokuar tërësisht rrugën në qendër të...

E rrezikshme: Kabllot e rrymës në mes të rrugës në “Gorimahallë”, një bager i...

Një bager i madh ka kaluar para pak minutash në lagjen e njohur si “Gorimahalla” dhe ka bërë një...

Banorët e fshatit Dedi bëjnë punë të madhe, ia ndërrojnë kulmin shkollës që u...

Banorët e fshatit Dedi kanë marrë aksion për ta hequr kulmin e shkollës që u dëmtua nga reshjet atmosferike. Sipas...

Ankohet qytetari: Asnjë mjek në vendin e punës në Pediatrinë e spitalit të Skënderajt

Papërgjegjësia e stafit mjekësor në Spitalin e qytetit të Skënderajt, ka revoltuar një pacient. Ai ka dërguar disa pamje në...

Sjellja skandaloze e zyrtares së Komunës së Mitrovicës, e fyen një 75 vjeçar që...

Para rreth një ore, një burrë i moshuar ishte ulur në karriget e zyrës së Komunës së Mitrovicës ku...

Policia e Kosovës në Gjilan, përkatësisht njësitet e “Policisë në Komunitet” po i mirëpresin bashkatdhetarët që po vijnë këto ditë për pushime në vendlindje, me këtë rast atyre po u jepen edhe këshilla dhe materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurinë e përgjithshme.


Krejt ky aktivitet i policisë, po bëhet në vazhdën e implementimit të Strategjisë “ Policimi në Komunitet”, përkrahur nga komanda e stacionit policor në Gjilan.

Kështu, njësitet “Policia në Komunitet” me 08 korrik 2021, kanë filluar me aktivitete të ndryshme në shërbim të qytetarëve, që do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Njësitet policore nga Stacioni Policor i Gjilanit janë fokusuar në lokacione të ndryshme në qytet dhe në hyrjet kryesore të Gjilanit ku gjatë ndaljes së automjeteve, vozitësve dhe pasagjerëve, me theks të veçantë bashkatdhetarëve tanë, po u dëshirohet mirëseardhje dhe pushime të këndshme në vendlindjen e tyre, ndërkohë që po u shpërndahen ujë për freskim në këtë kohë me vapë si dhe fletushka këshilluese.

Por, siç shihet, uji është lënë në diell dhe temperaturat e larta sigurisht se e kanë nxehur dhe atë.

Këshillat gojore, por edhe fletushkat, përmbajnë këshilla të dobishme për qytetarë pa dallim si:

Gjatë ahengjeve dhe dasmave festo me zemër, jo me armë – ato vrasin!
Mos lejo fëmijët tuaj të dalin (kacavirren) në dritare të automjetit tuaj në lëvizje, gjatë festimeve nëpër dasma.
Kujdes, mos ndez zjarre në fusha, male dhe mos hidhni mbetjet e duhanit të ndezura sepse mund të shkaktojnë zjarre.
Kujdesuni për fëmijët tuaj gjatë rekreacioneve të ndryshme në pishina e vende të tjera.
Kujdesuni për gjërat personale, mbani afër qartën e dorës, Laptopin dhe gjërat me vlerë, mos i vendosni në automjete në pjesë të ekspozuara.
Kujdes Covid-19, gjendet në mesin tonë, respekto distancën, mbroje veten dhe të tjerët.
Raporto për çdo parregullsi në 192, (për thirrje nga telefonat mobil) 92, (nga numrat fiks) ose përmes email adresa [email protected], si dhe këshilla të tjera në dobi të tyre dhe të qytetarëve gjilanas në përgjithësi.

Qytetarët, me theks të veçantë bashkatdhetarët tanë po e vlerësojnë këtë gjest të policisë dhe po e falënderojnë atë për këtë angazhim në dobi të tyre në veçanti, e të mbarë shoqërisë në përgjithësi

- Reklama -

Të fundit

Lajme të tjera