Policia kap 3 hajna që kryen vjedhje të rëndë

Publikuar më:

Policia në Vushtrri ka arrestuar tre të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Siç njoftohet, si rezultat i hetimeve të zhvilluara dhe dyshimeve të bazuara, hetuesit policorë kanë arrestuar tre persona të dyshuar, të tre shtetas të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohen se gjatë natës së kaluar në një dyqan në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’’.

Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar disa nga gjërat e vjedhura të cilat do të procedohen si dëshmi për veprën penale.

Pas procedurave të intervistimit, për njërin nga të dyshuarit që kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata, i njëjti sipas urdhëresës është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë me urdhër të prokurorit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.