Policia i gjeti drenicakut një mal armësh në Skënderaj, por lirohet menjëherë

Publikuar më:

Një femër ka raportuar në polici se i dyshuari mashkull kosovar e ka shantazhuar duke i kërkuar para.

Ngjarja ka ndodhur dje në Skenderaj, ku pas marrjes së informacionit, Policia e Kosovës ka kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar, një AK-47 me 39 copë fishekë, dy pushkë ajrore, një pako diabolla, dy pistoleta me gas, dy maska, dy palë pranga, një shufër metalike, një boks hekuri dhe tre qelësa të prangave”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.