Policia gjermane shpall në kërkim mitrovicasin, Berat Nimanin – publikon fotografinë e tij

Publikuar më:

Policia gjermane ka shpallur në kërkim Berat Nimanit, vëllanë e boksierit të vrarë Besar Nimani

Ai po kërkohet pasi qëlloi me armë mbi një grup njerëzisht në qytetin Biefefled duke lënë të plagosur katër persona.

“Më 26 shkurt 2025, i akuzuari qëlloi mbi një grup njerëzish në qendër të qytetit Bielefeld dhe plagosi katër persona, disa prej të cilëve ishin në gjendje kritike. Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në njoftim.

Ai dyshohet për përfshirje në të shtënat përpara Gjykatës Rajonale të Bielefeldit në Gjermani të mërkurën.

Të mërkurën, policia ka bastisur banesën ku jeton vëllai i boksierit – pa sukses.

Sipas gazetës “Bild”, Nimani mësohet se është arratisur në një qytet tjetër.

Por, ai planifikon të dorëzohet së shpejti

Avokati i tij tha për gazetën Bild se ka pasur kontakte me Nimanin dhe se “e gjithë situata është shumë konfuze.”

Megjithatë, klienti i tij do të dorëzohet pasi avokati të ketë një pasqyrë më të qartë të rastit dhe të ketë folur me prokurorin publik.

Por ai ndoshta nuk do të dorëzohet deri në javën e ardhshme.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.