Policia e Kosovës dënon me 200 euro një lypëse

Publikuar më:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, stacioni policor ne Prizren ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Prizrenit.

Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar dy perona ,ku njëri është nga republika e Shqipërisë dhe tjetri është shtetas i republikës se Kosovë me banim ne Prizren e te cilët janë:

•LK e lindur me 1951 f/r/sh e cila është hasur duke kërkuar lëmosh ne rr. “Ekrem Rexha” ne Prizren.
•S.K e lindur me 1983 f/r/k e cila është hasur duke kërkuar lëmosh ne qendrën tregtare Galeria ne Prizren.
Personat janë shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren, ku janë ndërmarr te gjitha veprime ligjore .Me Vendimit te lëshuar nga Drejtoria për Migrim. L.K është depërtuar ne Republikën e Shqipërisë. Ndërsa ndaj S K, i është shqiptuar gjoba me vlerë prej 200 euro.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Prizrenit, si dhe falënderon qytetaret për bashkëpunim të mire me policin me qellim te parandalimit te kësaj dukurie, po ashtu apelojmë qe sa herë i hasin lypsarët ne rruge, sheshe dhe qendra tregtare, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 dhe 112.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.