Policia e Kosovës dënon me 200 euro lypësit

Publikuar më:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, stacioni policor Prizren ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Prizrenit.

Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar dy perona ku një është nga republika e Shqipërisë dhe njeri i është shtetas i republikës se Kosovë me banim ne Prizren e te cilët janë:

-M A e lindur me 1980 f/r/sh e cila është hasur duke kërkuar lëmosh ne mënyrë te bezdisshme ne Rr. “Vilam Woker” ne Prizren

-K.Z e lindur me 1965 f/r/k e cila është hasur duke kërkuar lëmosh ne mënyrë te bezdisshme ne qendrën tregtare ,,Vilam Woker” ne Prizren.


Personat janë shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren,janë ndërmarr te gjitha veprimet ligjore. Në mungesë te dokumentacionit përkatës M.A është depërtuar ne Republikën e Shqipërisë. Ndërsa K.Z i është shqiptuar gjoba ne vlerë prej 200 euro.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Prizrenit, si dhe falënderon qytetaret për bashkëpunim me policin me qellim te parandalimit te kësaj dukurie, po ashtu apelojmë qe sa herë i hasin lypsarët, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.