Policia e Kosovës deklarohet për policin e vrarë: Rasti ka ndodhur aksidentalisht

Publikuar më:

Një polic ka mbetur i vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në Mitrovicë.

Jepi zë ka mësuar se polici i vrarë është Burim Tahiri, 44 vjeç.

Rastin e ka konfirmuar për Jepi zë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur aksidentalisht.

Polici i plagosur ishte transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, mirëpo nga ana e personelit mjekësor është konstatuar vdekja e tij.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Mitrovicë, 16 mars  2022

Sot rreth orës 10:28, është raportuar se në poligonin e gjuajtës së Policisë në fshatin Cerrnushë të Mitrovicës, një polic është plagosur me armë derisa ai kishte qenë në gjuajtje me armë zjarri në kuadër të trajnimit të rregullt periodik (ri-certifikimi).

Polici i plagosur është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, mirëpo nga ana e personelit mjekësor është konstatuar vdekja e policit B.T.,44 vjeçar, punonjës në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri.

Sipas informatave të para, rasti ka ndodhur aksidentalisht. Njësitet kompetente të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës të cilët do të vazhdojnë hetimet në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin.

JU REKOMANDOJMË