Policia e kap grabitësin e pompës në Mitrovicë

Publikuar më:

Me datën 12 mars “Jepi zë” raportoi për grabitjen e një pompe derivatesh në Mitrovicë.

Nën kërcnimin e armës grabitësi kishte arritur të vjedhte një shumë parash, shkruan Jepi zë.

Ndërkohë dje, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për veprën penale “grabitje”.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Raporti i plotë i Policisë:

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘Grabitje’

Mitrovicë, 29 mars 2022

Në orët e paradites së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Grabitje”.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme se me datën 12 mars 2022, në një pompë derivatesh në Mitrovicën e Jugut, nën kërcënimin e armës viktimës i ka grabitur një shumë e parave.

Si rezultat i hetimeve të zgjeruara dhe dyshimeve të bazuara, me urdhëresë të Gjykatës është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku në cilësi të provave janë sekuestruar materiale të nevojshme.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit ndaj të dyshuarit V. I., 23 vjeçar, është caktuar masa e ndalimit policor.

JU REKOMANDOJMË