Policia arreston një ish-punëtor të Postës, nuk kishte dorëzuar mbi 2000 dërgesa

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi gjatë kohës sa ishte punonjës në Postën e Kosovës nuk kishte dorëzuar mbi 2000 dërgesa.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së M.B. janë gjetur 682 shkresa të gjykatës, 512 fatura të tatimit në pronë, 337 fatura të Valës, 57 dërgesa ndërkombëtare, 200 shkresa të Trustit, 197 fatura të bankave, 7 shkresa të Ministrisë së Bujqësisë, 18 dërgesa nga Komuna e Lipjanit, një dërgesë nga AKP-ja, 14 dërgesa nga përmbaruesit privat, një dërgesë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Në total (2026) dërgesa të ndryshme të pa dorëzuara që i dyshuari kishte obligim ti dorëzonte tek palët e adresuara në bazë të detyrës së tij zyrtare. Me këto veprime personi i dyshuar (M.B,) dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoriteti zyrtar” sipas nenit 414 të kodit penal të Republikës së Kosovës. Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga PTH-Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ndalim për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË