Zyrtari policor Mehdi (Brahim) Ibrahimi ka ndërruar jetë më 22.02.2026, në moshën 47-vjeçare.
I ndjeri ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjen, miqtë dhe kolegët.
Sipas njoftimit të familjes, varrimi i të ndjerit do të bëhet më 24.02.2026 në varrezat e qytetit në Shipol. Funerali niset nga xhamia e varrezave të Shipolit në ora 12:00 (me drekë).

Familja Ibrahimi nga Ceraja ka pranuar ngushëllime nga të afërm, miq dhe bashkëpunëtorë, ndërsa edhe Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e kolegut të tyre.







