Polici në Vushtrri përdor armën zyrtare për t’i shpëtuar sulmit nga qentë endacakë

Publikuar më:

Foto ilustrim

Një zyrtar policor ka përdorur armën zyrtare të dielën në Vushtrri, për t’i shpëtuar një sulmi nga qentë endacakë.

Policia ka njoftuar të hënën se pasi është sulmuar nga tufa e qenve, polici e ka shkrepur një plumb.

Nga shkrepja e armës thuhet se nuk është rrezikuar askush.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

JU REKOMANDOJMË