Polici i Kosovës ia shpëton jetën qytetarit

Publikuar më:

Sot ka ndodhur një aksident trafiku mes katër veturave rreth orës 12:30 në Gllamnik të Podujevës, me ç’rast katër persona kishin mbetur të lënduar.

Policia ka dhënë detaje të reja rreth këtij aksidenti. Ata kanë njoftuar se një nga të lënduarit, gjendja e të cilit ishte e rëndë, është shpëtuar nga polici me inicialet H.D.

“Njëri nga të lënduarit kishte marrë lëndime më të rënda dhe gjendja e tij ishte e rëndë. Patrulla policore e ndodhur në atë lokacion ka intervenuar menjëherë. Polici H.S., ka kryer një intervenim profesional dhe të shpejtë duke e nxjerr nga automjeti të lënduarin rëndë dhe duke shfrytëzuar njohuritë dhe zhdërvjelltësinë e tij, ka arritur që të lënduarit t’i lirojë organet e frymëmarrjes, ta rehabilitojë gjendjen e tij dhe ta mbajë ashtu derisa ka arritur ekipi emergjent mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

JU REKOMANDOJMË