Po “lulëzon droga në Vushtrri: Policia kap tre të rinj me substanca narkotike të llojit marihuana

Publikuar më:

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në qytetin e Vushtrrisë.

Atyre u janë gjetur substanca narkotike të llojit marihuana dhe disa qese të zbrazëta najloni.
Sipas njoftimit zyrtar, ata janë gjetur në bodrumin e një objekti banesor dhe pas disa dyshimeve ata janë kontrolluar nga Policia.

Njoftimi i plotë:

Rr. Dëshmorët e Kombit, Vushtrri 04.12.2023-20:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që në bodrumin e një objekti banesor janë vërejtur të dyshuarit dhe gjatë kontrollit është gjetur një qese me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 56.1 gram dhe disa qese te zbrazëta najloni. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

JU REKOMANDOJMË