Pikat e rendit të ditës në mbledhjen e qeverisë, do të diskutohet edhe për ndërtimin e Rrugës Nacionale Prishtinë-Mitrovicë

Publikuar më:

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e gjashtë, ku do të paraqitet edhe projektligji për vitin 2020..

Pika e parë e rendit të ditës parashihet të jetë shqyrtimi i Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Pika e rendit të dytë është shqyrtimi i Propozim-vendimit për Aprovimin e Planit të veprimit për themelimin e Pikës së Vetme të Kontaktit sipas Driektivës për Shërbime.

Në këtë mbledhje do të bëhet edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për Anulimin, ndryshimin dhe plotësimin e pjesërishëm të Vendimit Përfundimtar nr 06/160 të datës 11 dhjetor 2013 (MIA).

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejm të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat prekën ndërtimin e Rrugës Nacionale Prishtinë-Mitrovicë, Segmenti Gojbulë-Smerkovnicë.

Teksa pika e fundit e rendit të ditës pritet të shqyrtohet kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për aprovimin e Planit për gatishmëri dhe reagim kundër Corona Virusit dhe Panin e veprimit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.