Për “letra” shumë kosovarë po martohen me të huajt

Publikuar më:

Për një vit mbi 3 mijë e 500 kosovarë janë martuar me shtetas të huaj.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB), ka treguar se në vitin 2021, gjithsej 3.510 qytetarë janë martuar me shtetas të huaj.

Sipas të dhënave  nga MPB, ka më shumë gra që janë martuar me të huaj sesa burra, megjithatë diferenca nuk është shumë e madhe. Në përgjigjen e MPB-së për rtv21 thuhet se në vitin që lamë pas gjithsej 1 mijë e 663 burra kosovarë janë kurorëzuar me gratë e shtetësive të huaja, kurse 1 mijë e 847 gra kosovare janë martuar me burra që kanë shtetësi të një shteti tjetër.

Kur jemi te shtetësitë e huaja, sipas të dhënave të MPB-së të siguruara  burrat kosovarë kanë aplikuar të martohen me gratë që kanë shtetësi të: Gjermanisë, Maqedonisë së Veriut, Austrisë, Italisë, Zvicrës, Serbisë, Amerikës, Belgjikës, Francës dhe Kroacisë.

Kurse, gratë kosovare gjatë vitit 2021 i thanë po martesave me burrat e shtetësive nga: Gjermania, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Austria, Italia, Franca, Suedia, Kroacia dhe Rumunia.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2020 janë regjistruar gjithsej 14 mijë e 738 kurorëzime, kurse në muajin nëntor të vitit 2021 ASK-ja ka regjistruar gjithsej 1 mijë e 366 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin tetor, ka rënie të numrit të çifteve të kurorëzuara për (-19%)

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.