Jeton Sopa që përveç përkrahjes ndaj pushetit me shkrime u bë edhe pjesë e festave të fitore nga VV dhe Faton Peci ka reguar pas publikimit që mori para nga VV duke e quajtuar si një koordinim të disa portaleve për të sulmuar media të caktuara që kanë ofruar shërbime gjatë fushatave zgjedhore.
Sipas Sopës, në këto sulme është përfshirë edhe emri i tij dhe portali që ai përfaqëson, pavarësisht se – siç thotë ai – raportet financiare të vitit 2025 nuk e rendisin atë ndër përfituesit kryesorë.
Ai thekson se kontraktimi i mediave nga partitë politike gjatë fushatave është një praktikë e njohur dhe e rregulluar, duke shtuar se këto shpenzime janë të deklaruara në mënyrë transparente në raportet zyrtare të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.






