Pas raportimit të “Jepi zë” shumë mitrovicas kanë shprehur gatishmërinë ta ndihmojnë gruan që po jeton tek Liqeni

Publikuar më:

Shumë qytetarë nga Mitrovica kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar një grua e cila jeton në kushte të mjërueshme në një shtëpi të braktisur tek Liqeni.

Pas raportimit të “Jepi zë”, shumë mesazhe kanë arritur në adresë të gazetës nga biznismenë, shoqata të ndryshme dhe qytetarë që kanë shprehur dëshirë të ndihmnojë.

Disa prej tyre kanë shkuar edhe ta vizitojnë vendin tek Liqeni, por nuk e kanë gjetur aty gruan e cila u raportua se jeton me femijën e saj 5 vjeçar.

“Jepi zë” ka raportuar sot se kjo grua jeton në një shtëpi të braktisur pa dyer e dritare, në kushte të rënda për jetesë.

Raportuesi ka treguar më herët për “Jepi zë” se kjo grua i kishte kërkuar shtëpi për strehim diku, por ai i kishte ndihmuar ta rregullojë këtë shtëpi duke vendosur disa blloka dhe jastëk për ta mbrojtur pak nga të ftohitit.

Poashtu ai tregon, se gruaja i ka thënë se përveç fëmijut që ishte i moshës 5-vjeçare, ajo ishte edhe shtatëzënë.

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.