Pas raportimit të “Jepi zë”, gjobitet me 30 euro vetura e Policisë

Publikuar më:

“Jepi zë” raportoi dje për një parkim të veturës zyrtare në një vend ku bëheshin shumë shkelje përnjëherë.

Vetura që u ndal në ishullin e rrugës dhe bllokoi vendkalimin për këmbësorë, është gjobitur duke u bazuar në raportimin e gazetës, shkruan “Jepi zë”.

Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka konfirmuar se vetura është gjobitur.

Mësohet se vetura i takonte stacionit policor në Veri, ndërkohë që gjoba u shqiptua nga stacioni në Jug.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar disa herë se nuk do të tolerojë asnjë shkelje në trafik.

JU REKOMANDOJMË