Pas dhjetëra vitesh pune dhe përkushtimi, është pensionuar punëtori teknik i Spitali Rajonal i Mitrovicës, Reshat Zatriqi.
Zatriqi për shumë vite ka qenë pjesë e stafit të spitalit, duke dhënë kontribut të çmuar në funksionimin e përditshëm të institucionit shëndetësor.
Me rastin e pensionimit, ai u prit në një takim falënderues nga drejtori ekzekutiv i spitalit, Gëzim Berisha.
Në shenjë mirënjohjeje për punën dhe angazhimin e tij ndër vite, Reshat Zatriqi u nderua edhe me një mirënjohje nga drejtoria e spitalit, duke vlerësuar kontributin e tij të gjatë në shërbim të institucionit dhe qytetarëve.







