Partitë po kërkojnë të shkurtohet fushata: LDK thotë 10 ditë, AAK-ja thotë 5

Publikuar më:

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur letrës së kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për shkurtimin e fushatës për zgjedhjet lokale.

Haradinaj ka kërkuar që fushata zgjedhore të shkurtohet në 5 ditë, jo në 10 ditë, siç ishte propozimi i Abdixhikut.

Sipas tij, shëndeti i qytetarëve duhet të jetë në radhë të parë.

“Të nderuar qytetarë,
Kam pranuar një letër nga kryetari i LDK-së z. Abdixhiku ku ai kërkon shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë.
Qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10.
Shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha!”, ka shkruar Haradinaj.

JU REKOMANDOJMË