Parashutistë serbë pranë kufirit me Kosovën, reagon eksperti i emergjencave civile

Publikuar më:

Pamjet e parashutistëve serbë duke u hedhur nga ajri në afërsi të kufirit mes Kosovo dhe Serbia kanë ngjallur reagime dhe shqetësime për sigurinë në zonat kufitare.

Njohësi i emergjencave civile, Lorik Lipoveci, ka thënë se pamjet e publikuara janë sinjal se shteti dhe shoqëria duhet të jenë të përgatitur për çdo situatë të mundshme.

Sipas tij, do të ishte e nevojshme që në fshatrat pranë vijës kufitare të formohen menjëherë Strukturat Lokale për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilat do të shërbenin si pjesë e mbrojtjes dhe emergjencës civile në rast rreziku.

Lipoveci ka propozuar gjithashtu që, në përputhje me ligjin në fuqi, në çdo shtëpi të banuar në këto zona të ketë të paktën një armë të lehtë me leje, si masë paraprake deri në momentin kur në vendngjarje arrijnë forcat e policisë ose ushtria.

JU REKOMANDOJMË