Pamje të reja: Dëgjohen zëra e britma, të rinjtë duke ikur nga klubi i natës

Publikuar më:

Nga zjarri në diskotekën e Koçanit humbën jetën 51 persona dhe mbi 100 të tjerë u lënduan, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Në rrjetet sociale qarkullojnë video nga vendi i improvizuar si diskotekë ku dyshohet se fishekzjarret shkaktuan zjarrin e kobshëm për të rinjtë që zbaviteshin me grupin DNK.

Sipas informacioneve zyrtare në koncert morën pjesë rreth 1500 persona, pas së cilës ndodhi një rrëmujë për dalje.

Pas zjarrit që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Puls” në Koçan ku po performonte grupi DNK, këngëtari Vlladimir Blazev-Panço ka djegie në fytyrë dhe dorë dhe ndodhet në mbështetje oksigjeni, kanë informuar familjarë të artistit.

Sipas ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari, ka edhe qindra persona të lënduar, ku 118 prej tyre janë të hospitalizuar nëpër spitalet e Shkupit, Shtipi dhe Koçanit.

VIDEO duke klikuar KËTU

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.