Pamje si në filma: Momenti kur 2 persona vrasin taksistin kosovar në mes të qytetit dhe ikin duke vrapuar

Publikuar më:

Më 12 shtator të vitit të kaluar, qyteti i Gjilanit u trondit nga një vrasje që ndodhi në një kafene afër parkut të qytetit, ku u ekzekutua me 17 plumba taksisti 50-vjeçar, Bakush Veseli. Për këtë rast po dyshohen katër persona. I dyshuari i katërt, Lirim Jakupi u arrestua para dy ditësh.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje të personave të dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit. Në pamjet që ka siguruar Sinjali shihet se si dy persona shkojnë për ta kryer “punën” dhe më pas ikin nga vendi i ngjarjes.

Ashtu siç pati raportuar Sinjali, dy nga të dyshuarit kanë shkuar deri në vendin e ngjarjes me një veturë ‘’Audi A3’’, ku nga aty kanë dalë të armatosur dhe i afrohen të ndjerit, që ishte ulur në një kafeteri në Gjilan, duke kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Njëri nga të dyshuarit ka zbrazur tetë fishekë në drejtim të viktimës, kurse i dyshuari tjetër ka gjuajtur 50-vjeçarin me 9 fishekë.

Nga plumbat e shkrepur në drejtim të tij, Bakush Veseli është goditur në pjesët më vitale të trupit, me ç’rast ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Tre të dyshuarit Faton Osmani, Gëzim Bajrami dhe Irfan Veseli ndodhen në paraburgim që disa muaj. I dyshuari i katërt, Lirim Jakupi, po ashtu ishte arrestuar në shtator të vitit të kaluar, por më pas ishte liruar.

Policia njoftoi dje për arrestimin e tij, si i dyshuar për këtë rast.

.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.