Nuk mori leje, Inspektorati komunal e mbyll marketin “Viva Fresh Store”

Publikuar më:

Inspektorati Komunal e ka mbyllur marketin “Viva Fresh Store” në Kamenicë.

Kjo pasi nuk kanë pasur leje të ushtrimit të veprimtarisë, ka bërë të ditur kryetari i komunës, Kadri Rahimaj, shkruan “Jepi zë”.

Ai tha se do të ketë zero tolerancë për shkeljet e ligjit.

Postimi i plotë:

Ligji mbi të gjitha ⚖️‍
Në mungesë të lejes për ushtrimin e veprimtarisë Inspektorati Komunal e ka ndaluar ushtrimin e veprimtarisë së biznesit “Viva Fresh Store” në Roganë.
Ne mirëpresim çdo investim në Komunën tonë dhe njëkohësisht do ta ofrojmë bashkëpunimin tonë maksimal në rritjen e punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve.
Mirëpo për shkeljet e ligjit, zero tolerancë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.